Dekretimi 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Meta, ambasadorja e SHBA: Një hap pozitiv

Politikë
Dekretimi 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se mirëpret emërimin dhe se është një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdojë.

“Ne e mirëpresim emërimin nga Pres. @ilirmetazyrtar

prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Kim.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar 3 emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për Sokol Sadushajn, Ervin Pupen si dhe Ilir Panda.

ME TE LEXUARAT