Biberaj thirrje publike Edi Ramës: Përgjigju nëse ke dijeni për marrëveshjen e fshehtë mes Thacit dhe Vucicit

Politikë
Biberaj thirrje publike Edi Ramës: Përgjigju nëse ke dijeni

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberaj me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Albin Kurti sot ka thënë në parlamentin e Kosovës se Hashim Thaci e ka marrëveshjen e gatshme me Aleksandër Vucicin.

Biberaj i bën thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nëse është në dijeni të kësaj marrëveshje të fshehtë mes presidentit të Kosovës Thaci dhe kreut të shtetit serb Aleksandar Vucic.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Aleksandër Biberajt:

TE BEHET PUBLIKE MARREVESHJA E FSHEHTE NDERMJET HASHIM THACIT DHE ALEKSANDER VUCICIN! EDI RAMA TE SHPREHET PUBLIKISHT NESE KA DIJENI PER KETE MARREVESHJE!

Te dashur miq,

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti ka deklaruar sot ne Kuvendin e Kosoves, se Hashim Thaci e ka marreveshjen e gateshme me Aleksander Vucicin.

Ne kushtet kur Hashim Thaci ka kohe qe po punon kunder interesit te Kosoves dhe popullit te Kosoves, eshte imperativ urgjent qe te behet publike marreveshja e fshehte qe ka me Aleksander Vucicin (pa dijenine e parlamentit, te qeverise, te partive politike, dhe as te popullit te Kososves) me mbeshtetjen dhe inicimin e lobingjeve financiare dhe politike anti-shqiptare.

I bej thirrje publike Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama qe t’i tregoje shqiptareve nese ka dijeni per kete marreveshje!?

ME TE LEXUARAT