Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

A ka vatra të tjera të koronavirusit në Shqipëri? Zv.ministrja: Kishim një rast të dyshuar në Kavajë

Në një lidhje direkte për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka dhënë detaje të reja për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend. Zv.ministrja u pyet nga gazetarja për vatrat ku është i përhapur koronavirusi në vend, ndërkohe që zyrtarisht dihet vetëm për Tiranën, Durësin dhe Lushnjen.

Lidhur me këtë Rakacolli u tregua e rezervuar, ndërsa pranoi që kishte një rast të dyshuar në Kavajë, por ka rezultuar negativ.

Pjesë nga intervista:

Juli Xhokaxhi: A ka vatra të tjera që po gjurmohen?

Mira Rakacolli: Ne japim një iformacion të përditësuar cdo ditë në një konferencë shtypi. Duhet të mësohemi që këto gjëra ti marrim në rrugë zyrtare. Ka qenë një rast nga Kavaja dhe ka dalë negativ. Këto gjera jepen njëherë në 24 orë. Në çdo vend të botës situata ndryshon jo me orë por me minuta.

Juli Xhokaxhi: Ju pyeta për hartën se një pjesë e qytetarëve janë indiferentë, duhet të bëjnë kujdes dhe është mirë që të bëjnë kujdes.

Mira Rakacolli: Kujdesi duhet të jetë edhe kur nuk është fare vatra në qytetin tim. Nuk ma do mendja që ka njerëz që nuk janë të ndërgjegjshëm. Keni shumë të drejtë. Duhet të themi që duhet të gjithë të ruhemi, ta zëmë se mund të sëmuremi. Të bashkohemi, dhe nëse përballemi do ia dalim.

Juli Xhokaxhi: Sa analiza po kryhen në këtë moment?

Bledian Koka: Sa është kapaciteti?

Mira Rakacolli: Përgjigjet do i marrim njëherë në 24 orë. Për kapacitetin 500 në ditë. 246 se aq kanë qenë të dyshuara.

Bledian Koka: Shqipëria i ka patur kufijtë e hapur falë zemërgjerësisë nga kryeministrit, meqë keni mudësii që të bëni 500 analiza, a nuk është e udhës të nisni edhe një kontroll mbarë popullor?

Mira Rakacolli: Kjo mund të jetë edhe shqetësimi i mjaft njerëzve. Ne vazhdojmë sipas rekomandimit të OBSH, që janë në përputhje me të gjitha masat që kemi marrë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet