Kreu i ILD Metani takon ambasadorët e SHBA dhe BE, i njeh me detyrat e institucionit kushtetues

Politikë
Kreu i ILD Metani takon ambasadorët e SHBA dhe BE, i njeh me detyrat e

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani është takuar dje me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Metani i njohu ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT