Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Familja nga Puka me koronavirus, nis dezinfektimi i gjithçkaje në qytet, shikoni ç’po ndodh

Banorët e Pukës janë zgjuar sot të panikosur nga koronavirusi, teksa pesë anëtarë të një familjeje pukjane, që jeton në Tiranë, kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi.

Sipas burimeve thuhet se në rrugët e qytetit të Pukës sot janë parë shumë pak njerëz, ndërsa punonjësit e bashkisë kanë nisur që prej mëngjesit dezinfektimin e të gjitha rrugëve, godinave të shërbimit dhe pallateve.

Siç raportohet, paniku është shtuar edhe më shumë te qytetarët, pas lajmeve të qarkulluar së fundmi se njëri nga të prekurit me koronavirus kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore në Pukë.

Por, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, pasi personi i infektuar nuk ka qenë në asnjë varrim, ndaj dhe nuk ka vend për panik.

Më tej, burimet bëjnë të ditur se me mbylljen e shkollave dhe universiteteve, një numër i madh studentësh, por edhe qytetarësh, po kthehen nga Tirana në Pukë, pasi mendojnë se mund të jenë më të sigurt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet