Regjistrohet viktima e parë në Kanada nga koronavirusi, thellohet bilanci në Angli

Bota
Regjistrohet viktima e parë në Kanada nga koronavirusi, thellohet

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi dhe në Kanada. Personi në fjalë ka qenë një i moshuar në një azil në zonën e Vankuverit të Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Afrian Dix ka njoftuar se i prekuri nga koronavirusi ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

“Kjo është padyshim një ditë shumë e trishtuar për të gjithë ne, por veçanërisht për familjen dhe të dashurit e të ndjerit”, -ka thënë Dix.

Aktualisht në Kanada janë identifikuar 71 raste me koronavirus, shumica në Ontario dhe Columbian Britanike. Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar është shënuar viktima e pestë nga koronavirusi, i cili ishte një i moshuar rreth të 70-ave.

ME TE LEXUARAT