Kush janë shqiptarët që kujdeseshin për fabrikën e kanabisit në Britani? Arrestohen me 1 vit burg

Bota
Kush janë shqiptarët që kujdeseshin për fabrikën e

Policia në Britaninë e Madhe ka zbuluar një fabrikë të madhe kanabisi dhe ka bërë një operacion të shpejtë policor për të zbuluar se kush ishin personat që qëndronin pas biznesit kriminal.

Në këtë fabrikë kanabisi, ishte mbjellë kaq drogë, sa vlera e lëndës narkotike, nëse nxirrej në treg, do të shkonte mbi 70 mijë paund. Dy burra shqiptarë ishin kopshtarët që kujdeseshin për kanabisin, u dëgjua edhe në verdiktin e gjykatës, raportojnë mediat angleze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpëtim Kraja 46 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Sajmir Selimaj, 24 vjeç, kanë pranuar se kanë ruajtur fabrikën me kanabis. Gjyqtari deklaroi fajtor dy shtetasit me origjinë nga Shqipëria. Gjithsej 128 bimë të mbjella me kanabis janë gjetur në “kopësht”. Shqiptarët pretenduan se ishin detyruar të bëjnë atë punë.

Policia u njoftua pas mesnatës, kur tetë burra të maskuar u panë duke sulmuar zonën me armë. Një helikopter me pajisje për kërkimin e nxehtësisë gjeti persona të tjerë të fshehur në çati, gjithashtu me maska. Dyshohet se agresorët shpresonin të futeshin në ambientet për të vjedhur kanabisin.

Sa iu përket shqiptarëve, ata kanë thënë se nuk kishin probleme me drejtësinë më herët. Kraja u shpreh se është detyruar të merret me kultivim kanabisi, që të shlyejë borxhin që kishte, pasi kishte dhënë para për të shkuar në Britaninë e Madhe. Ndërsa, gjyqtari i çështjes tha se gjithsesi droga shkatërron jetë dhe dëmton komunitetin, duke i dënuar me gjithsej 1 vit burgim.

[gallery ids="1003591,1003592"]

ME TE LEXUARAT