Koronavirusi/ Rama: Shtohen 400 milionë lekë për sistemin e shëndetësisë

Aktualitet
Koronavirusi/ Rama: Shtohen 400 milionë lekë për sistemin e

Kryeministri Edi Rama tha se është shtuar një fond prej 400 milionë lekësh në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë që do të shkojë për sistemin shëndetësor për përballimin e situatës së koronavirusit në vendin tonë, dhe për të mos pasur mangësi veçanërisht në mjetet bazike të parandalimit dhe mbrojtjes.

"Dua ta theksoj qartë se për të gjitha masat jemi në konsultim me OBSH-në. Në këtë situatë, si në çdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ndjekja e një burimi zyrtar të certifikuar si dhe zbatimi në nivelin individual i orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuar për veten dhe të tjerët në një situatë të tillë.

Kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës, edhe financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh sipas kërkesave të bëra nga Ministria e Shëndetësisë. Është në dispozicion për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze në sistemin shëndetësor.

Kemi gjetur mirëkuptimin dhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t'u vënë me nënvizim është se e gjitha struktura e personelit shëndetësor që është parashikuar për t'u futur hap pas hapi në dispozicion është e mirë organizuar, e mirë informuar dhe e mirë angazhuar", tha Rama.

ME TE LEXUARAT