Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirusi, Presidenca: Kemi ngritur Task Forcë, qytetarët që nuk marrin trajtimin e duhur të na kontaktojnë

Zëdhënësi i Presidencës Ted Blushi ka reaguar për situatën nga koronavirusi, duke thënë se në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z. Bahri Shaqiri.

Blushi më tej deklaron se kjo taskë forcë ngritur me qëllim aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Gjithashtu Blushi jep edhe kontakte celularë të vënë në dispozicion nga Presidenca për publikun, që kanë shqetësime dhe nuk marrin trajtimin e duhur.

Postimi i plotë i zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi:

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

📌 Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

📌 Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

📌 Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

📌 [email protected]

Si dhe në dy numrat celularë:

📱+355693435861

📱+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet