Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirus, karantinë në burg për ata që dënohen gjatë kësaj periudhe

Konfirmimi i 2 rasteve, babë e bir, me koronavirus në Shqipëri, bëri që qeveria të merrte masa të menjëhershme për të frenuar sa më shumë përhapjen e saj. Përveç mbylljes së shkollave, pezullimit të lundrimeve dhe fluturimeve me Italinë veriore, masat janë shtuar edhe në institucionet penitenciare. Në karantinë do të kalojnë edhe ata persona që hyjnë për herë të parë në qelitë e paraburgimit dhe burgut gjatë kësaj periudhe.

Sipas burimeve si pjesë e masave të shtuara, çdo person që hyn për herë të parë në burg gjatë kësaj periudhe, duhet të kalojë në karantinë për 14 ditë, në ambiente të posaçme të burgut dhe më pas t’u bashkohet të burgosurve të tjerë në qeli. E gjitha kjo për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në sistemin e burgjeve. Lajmi u dha edhe nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sipas së cilës ky karantinim i të burgosurve që dërgohen në qeli gjatë kësaj kohe epidemie të koronavirusit bëhet për të mbrojtur stafin e burgjeve dhe të burgosurit.

“Ata të cilët hyjnë për herë të parë në institucion dhe do duhet të qëndrojnë në një observim pak më të gjatë nga ajo çka parashikuar rregullorja e burgjeve, duke ju përshtatur edhe afatit të përcaktuar nga afati i protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë,” tha Gjonaj.

Një tjetër masë e shtuar në ambientet e burgimit dhe të paraburgimit është edhe trajtimi i veçantë i të burgosurve të moshuar apo atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike, si pjesa më vurnerabël, ku koronavirusi shfaqet më agresiv.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet