Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Europa kontinenti i dytë më i prekur nga koronavirusi, ja vendet ku ende nuk ka mbërritur

Europa është kontinenti i dytë pas Azisë që shënon më shumë të prekur nga koronavirusi. Italia mban kryesimin me 7 mijë e 375 të prekur nga të cilët 366 viktima dhe 622 të rikuperuar.

Por në tre vende ky virus me origjinë nga ëuhan i Kinës nuk ka depërtuar ende. Një prej tyre është Kosova. Disa raste të dyshimta kanë qarkulluar në fund shkurt dhe në fillim mars në vendin ballkanik por të gjitha kanë rezultuar negative. Kosova ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Vendi i dytë është Mali i Zi që pavarësisht shkëmbimeve tregatare dhe lidhjeve me Italinë regjistrohet si vendi i dytë ballkanik pa asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Vendi i tretë është Qipro. Ishulli në Mesdhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar ndoshta duke përfitur nga dy vendet e tjera fqinje Turqia dhe Siria të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast të konfirmuar. Por vende afër saj si Libani apo Egjipti kanë nga 35 apo 55 raste të konfirmuara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet