Përplasen dy makina në Elbasan, gruaja shtatzene mbetet e lenduar

Aktualitet
Përplasen dy makina në Elbasan, gruaja shtatzene mbetet e lenduar

Dy makina janë përplasur mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Bradasheshit në dalje të qytetit në drejtim të Tiranës, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në aksident u përfshinë një furgon me një tjetër makinë.

Shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë lagështira në rrugësi pasojë e reshjeve të shiut, furgoni është përmbysur, ndërsa makina tjetër ka përfunduar jashtë në një arë.

Nga vendngjarja raportohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.

ME TE LEXUARAT