“Jam socialist, por këta s’i votoj”, Basha troket në tri familje: Na duhet ndryshim i madh

Politikë
“Jam socialist, por këta s’i votoj”, Basha troket në

Kreu i PD Lulzim Basha në vazhdim të turit “Po të dëgjoj” ka trokitur në tri familje të ndryshmeku ka percjelle mesazhin se duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim.

“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv.

Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri!

Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi’, shkruan kryedmeokrati krahas videos.

ME TE LEXUARAT