Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Greqia do të ndërtojë dy kampe të reja të përkohshme për pritjen e qindra migrantëve, të mbërritur këto ditët e fundit pas ndryshimit të politikës së Turqisë, njoftoi sot ministri i Migracionit.

“Ne do të ndërtojmë dy kampe të mbyllura në rajonin e Serres dhe në rajonin e Athinës, me 1 000 vende”, deklaroi Notis Mitarachi për stacionin televiziv, Skai TV.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e popullsisë lokale. Ne nuk mund t’i lëmë të gjithë këta njerëz në ishuj”, shtoi ai.

Këto kampe do të presin azilkërkuesit e mbërritur pas 1 marsit, pas njoftimit nga Turqia se nuk do të pengonte më refugjatët apo migrantët të niseshin drejt Greqisë apo pjesëve të tjera të Europës.

Më shumë se 1 700 migrantë kanë mbërritur këtë javë në Lesbos dhe në katër ishujt e tjerë të Detit Egje duke iu shtuar 38 000 migrantëve të tjerë të pranishëm tashmë duke mbipopulluar kampet e refugjatëve në kushte shumë të këqija.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet