Xhafaj flet për arsyet e dorëheqjes si ministër: Nëse do ishte për PD-në, do kishte kapitulluar shteti

Politikë
Xhafaj flet për arsyet e dorëheqjes si ministër: Nëse do

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zbulon pas shumë kohësh arsyet e dorëheqjes së tij nga ky post, duke hedhur poshtë se kjo mund të ketë ndodhur pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj vëllait të tij, Geronit, të akuzuar për trafik droge. Në një intervistë për gazetën “Dita”, ish-ministri Xhafaj thekson se e ka dhënë një herë dorëheqjen si ministër, në vitin 2002, për çështjen e vëllai të tij, duke shtuar se asgjë e re nuk kishte as në vitin 2018, kur u akuzua nga opozita.

Ndër të tjera, Xhafaj sqaron publikisht se nuk e ka dhënë dorëheqjen për akuzat e PD ndaj të vëllait të tij, pasi sipas tij, nëse largimi i tij nga detyra e ministrit do të ishte për këtë arsye, do të kishte kapitullim të shtetit kundrejt shantazhit politik dhe kriminal. Sipas ish-ministrit, nëse akuzat e PD do të ishin të vërteta, ai jo vetëm do të kishte dhënë dorëheqjen, por do të kishte marrë edhe të gjitha përgjegjësitë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Siç ju thashë më lart, për çështjen e tim vëllai, unë e kisha dhënë njëherë dorëheqjen si ministër në vitin 2002. Asnjë gjë të re nuk kishte ndryshe në vitin 2018 për këtë çështje, përveç telenovelës Babale të SHQUP-it!! Nëse akuza e PD-së do të ishte sadopak e vërtetë, unë jo vetëm që do të kisha dhënë dorëheqjen, por do të kisha marrë të gjitha përgjegjësitë e tjera me këtë rast, por në kushtet kur ishte shumë e qartë që gjendeshim përpara një intrige shumë të ulët, dorëheqja ime do të ishte kapitullim i shtetit kundrejt shantazhit politik dhe kriminal.

Nga ana tjetër ky sulm kundrejt meje vinte pikërisht në kohën kur Policia e Shtetit sapo kishte hyrë në një fazë të progresit cilësor në luftën kundër krimit, veçanërisht atij të organizuar. Ndoshta si asnjëherë tjetër më parë partnerët tanë i kishin ofruar Policisë së Shtetit gjithë besimin në bashkëpunimin institucional ndërkombëtar. Suksesi i punës së Policisë së Shtetit në atë kohë ishte perceptuar si i tillë edhe nga opinioni publik. Sondazhe serioze të agjencive joqeveritare vendase apo ndërkombëtare, edhe në muajt pas publikimit të audio-regjistrimit fals, tregonin për një mbështetje në rritje nga publiku ndaj punës së policisë, por edhe ndaj meje si ministër i Brendshëm. Kush dëshiron një kopje të tyre është i mirëpritur.

Edhe personalisht kisha një mbështetje të plotë nga këta partnerë për punën time si ministër i Brendshëm. Këtë mbështetje pa asnjë rezervë e pata edhe pas publikimit të audio- regjistrimit. Konfirmimi i tyre për të vazhduar bashkëpunimin ishte i plotë. Ky konfirmim shprehej edhe nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit më të lartë. E bëra këtë narrativë thjesht e vetëm për të treguar se nuk kisha asnjë arsye të lidhur me këtë çështje me punën time si ministër për shkak të së cilës duhej të jepja dorëheqjen, e aq më pak akoma ta bëja këtë akt për shkak të “Babales”, një deliranti politik dhe regjisorit dështak të telenovelës së tij”, tha Xhafaj.

ME TE LEXUARAT