Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vllaznia-Tirana, Meta zbret në fushën e lojës, Pallati i Sportit e mirëpret në kor: Rama ik!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm sot në Shkodër, i cili ka ndjekur derbin e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj.

Kreu i shtetit është shfaqur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të marrë nga afër emocionet e ndeshjes së vlefshme për kampionatin shqiptar të basketbollit, i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj.Voltana Ademi.

Presidenti Meta është surprizuar nga prania e madhe e sportdashësve në këtë sfidë, diçka jo e zakontë për një ndeshje të kampionatit të basketbolit.

Para fillimit të takimit, në një atmosferë vërtetë të ngrohtë, Meta ka zbritur në parket duke takuar lojarët e të dyja skuadrave si edhe stafet drejtuese, duke i uruar sukses.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet