Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta paralajmëron nga Shkodra, zbulon mesazhin e të moshuarit që ishte në tubim

Presidenti Ilir Meta takon një të moshuar nga fshati Postribë i Shkodrës, që ishte pjesë e manifestimit të 2 marsit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit zbulon një pjesë të bisedës me të moshuarin Smajl Plangaj, i cili po shkon drejt të 90-ave, i cili ndër të tjera i ka thënë se ka për detyrë të dojë Atdheun dhe nuk duhet të presin derisa ta shkatërrojnë atë për t’u ngritur.

MESAZHI I PLOTE I ILIR METES

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.
“E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, “dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”. Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.
Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! 🇦🇱
#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱”, shkruan Meta.

Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë. "E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, "dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar". Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës. Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! 🇦🇱#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 7. März 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet