Kriza e emigrantëve: Forcat policore greke na lanë vetëm me të brendshme dhe na kthyen në Turqi

Bota

Shumë migrantë që u përpoqën të kalojnë Turqinë nga Greqia i thanë CNN se forcat greke të sigurimit iu kishin marrë dokumentet, paratë, telefonat dhe rrobat përpara se t'i dërgonin përsëri në Turqi vetëm me të brendshme.

Gjithashtu grupe të të drejtave të njeriut si Amnesty International kanë dokumentuar dhjetëra dëshmi të ngjashme të refugjatëve ditët e fundit - të cilat autoritetet greke i kanë mohuar vazhdimisht.

Sipas CNN shumë emigrant nga Siria, Afganistani, Maroku dhe Pakistani, i janë nënshtruar këtij trajtimi të dhunshëm dhe degradues nga forcat e sigurisë greke.

Njëri prej emigrantëve shprehet se "Ne u kapëm nga ushtarakët ose policët, ata po mbanin armë ... ata morën të gjitha rrobat tona, ne mbetëm vetëm me të brendshme, kurse ata filluan të na godisnin, disa njerëz u rrahën aq shumë sa nuk mund të ecnin më".

ME TE LEXUARAT