Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirusi vret një tjetër politikan, vdes në spital deputeti iranian

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër politikani. Viktimë ka mbetur deputeti iranian, Fatemeh Rahbar, i cili kishte fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit.

Zyrtarët shtetërorë iranianë, kanë bërë të ditur se 55-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetonte sëmundjes dhe ka vdekur në një spital të Teheranit, ku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.

Ajo është bërë deputetja e dytë e iraniane, që vdes nga koronavirusi, epidemi, e cila në fillim të javës ia kishte shkaktuar vdekjen deputetit Ali Ramazani.

Në raport, është thënë se edhe bashkëshorti i Rahbar, djali, vajza dhe dhëndri saj janë të sëmurë me këtë sëmundje. Deri më tani, me coronavirus janë diagnostikuar 18 deputetë, mirëpo Rahbar nuk ka qenë në asnjëherë seancë parlamentare dhe nuk ishte takuar me asnjërin prej tyre.

Si politikane konservative, Rahbar kishte shërbyer në tri mandate nga viti 2004 deri më 2016, ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte fituar 780 mijë vota, duke u renditur në pozitën e 13 të listës së deputetëve më të votuar.

Gjatë ditës së sotme, Irani ka njoftuar se do të përdorë forcën për t’iu ndaluar banorëve që të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet