Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Grabitet farmacia ne pronesi te gruas se kengetarit Ylli Baka

Një farmaci është vjedhur në Papër të Elbasanit 10 ditë më parë.

Persona të paidentifikuar, kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë, vlera e të cilës kap shifrën e 35 milion lekëve të vjetra.

Farmacia ku ndodhi ngjarja mesohet se është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.

NJOFTIMI I POLICISE:
Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.