Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Durrës, burri godet me dërrasë gruan dhe e hedh nga ballkoni, më pas tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Një person ka tentuar të vrasë gruan e tij gjatë një konflikti mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Burri me inicialet A.H, rreth 40-vjeç ka qëlluar gruan e tij me dërrasë në kokë dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.