Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentatori i Lulzim Berishës kërkon të rihapë çështjen

Osman Karpuzi, kosovari i dënuar me 20 vjet burg si bashkë-autor i një atentati ndaj ish-drejtuesit të “bandës së Durrësit”, Lulëzim Berisha, në gusht 2005, kërkon të rihapë çështjen.

Kërkesa e tij për rishikim të vendimit është refuzuar nga Shkalla e Parë, por vendimi u ankimua nga Karpuzi në ish-Apelin e Krimeve të Rënda.

Së fundmi, kjo gjykatë, e shndërruar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ka shpallur moskompetencë, duke ia përcjellë kërkesën për shqyrtim Gjykatës së Durrësit.

Osman Karpuzi u dënua në mungesë nga dy shkallët e Krimeve të Rënda për “vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj Lulëzim Berishës dhe versioni i tij nuk u dëgjua në gjykim. Ai u arrestua në Zvicër, prej nga u ekstradua në Shqipëri në dhjetor 2015.

Sipas vendimit të fajësisë, Osman Karpuzi dhe Ahmet Ajeti u porositën për vrasjen e Berishës nga Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, në këmbim të 80 mijë eurovë.

Në 30 gusht 2005, ata shkuan drejt lokalit të Berishës, por Ahmet Ajeti u vetëplagos pa dashje dhe si rrjedhim, vrasja e Lulzim Berishës mbeti në tentativë.

Në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda pranoi të rihapë çështjen edhe për të akuzuarin tjetër për ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet