Tronditëse! Nëna hedh binjakët nga dritarja, vajza shpëton mrekullisht ndërsa djali jo

Bota
Tronditëse! Nëna hedh binjakët nga dritarja, vajza shpëton

Një vajzë e porsalindur arriti të shpëtohet mrekullisht nga zjarrfikësit, pasi e ëma e hodhi nga dritarja e apartamentit të tyre.

Foshnja u gjet nga ekipi i shpëtimit e varur midis dy mureve të një pallati në Mexico City. Sipas gazetës meksikane, Noticieros Televisa, autoritetet zbuluan trupin e pajetë të një porsalinduri në një grumbull mbeturinash, shumë pranë banesës ku u shpëtua vogëlushja. Besohet se i porsalinduri i pajetë është vëllai binjak i vajzës së shpëtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e vogëlushëve, e identifikuar si Jacqueline, u arrestua dhe u shtrua në një spital në provincën Benito Juarez. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Jose, është shpallur në kërkim nga autoritetet policore. Në videon e publikuar nga Sekretariati i Sigurisë Publike, shikohet momenti teksa zjarrfikësit shpëtojnë foshnjën pas disa orësh të lodhshme pune. Vajza ende e kishte bashkëngjitur kordonin e kërthizës, kur u zbulua e shtrirë në një vrimë të thellë nëntë metra, të rrethuar nga tullat.

Ekipi i shpëtimit u detyrua të hynte në shtëpinë e një fqinji që të arrinte ta shpëtonte mrekullisht atë. Ndërkohë, Parmedik Eloisa Herrera, nënë e dy fëmijëve dhe një prej zjarrfikëseve që mori pjesë në operacionin e shpëtimit, i dha gji vajzës së shpëtuar.

“Unë po ushqej me gji fëmijën tim dhe vendosa të ndaj qumështin me vajzën e shpëtuar”, u shpreh gruaja.

ME TE LEXUARAT