Shqipëria arrin marrëveshjen me Greqinë: Nga 1 prilli deri në 31 tetor dogana e Qafë Botës në funksion 24 orë

Aktualitet
Shqipëria arrin marrëveshjen me Greqinë: Nga 1 prilli deri

Dogana e Qafë Botës që lidh Shqipërinë në skajin jugor me Greqinë do të funksionojë nga 1 prilli dhe për 7 muajt e ardhshëm deri më 31 tetor pa ndërprerje.

Deri më sot kjo doganë nuk punonte gjatë natës por falë marrëveshjes së autoriteteve doganore greke me ato shqiptare tashmë do të jetë në funksion 24 orë për t’i lehtësuar banorëve dhe turistëve lehtësi në lëvizje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i doganës

Nga 1 Prilli deri më 31 Tetor, dogana e Qafë Botës,do të funksionojnë 24 orë pa ndërprerje.

Autoritetet doganore greke dhe shqiptare arriten marreveshjen per hapjen edhe natën të doganës, duke lehtësuar lëvizjen e lirë të banorëve të zonave kufitare dhe turistëve, pa kufizim kohor.

ME TE LEXUARAT