Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Ronaldinho lirohet nga arresti, por rrezikon 5 vjet burg

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho është liruar pasi u arrestua për shkak të hyrjes në Paraguaj me pasaportë të falsifikuar së bashku me vëllain e tij Roberto Asis.

Sipas ligjeve paraguajane, posedimi i dokumenteve të falsifikuara është shkelje penale që dënohet me pesë vite burg.

Ronaldinho shkoi në Paraguaj për të promovuar librin e tij të ri “Gjeniu i jetës” dhe mori pjesë në një event humanitar, raporton atsh.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldinho të arrestohet për shkelje të ngjashme, meqë në vitin 2018 autoritetet braziliane ia konfiskuan pasaportën sepse nuk pagoi një gjobë për shkak se ndërtoi ilegalisht një kompleks në Porto Alegre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.