Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Besi i bën deklaratën romantike, Xhensila ia kthen me humor: Domatja është…

Xhensila dhe Besi kanë tërhequr jo pak vëmendjen me komentet mes njëri-tjetrit. Si gjithmonë, është Besi ai që dallon me batuta, por këtë herë aktori e ka lënë humorin mënjanë.

Kjo, falë setit të ri fotografik të Xhensilës, e cila ka publikuar disa foto bardh e zi. “Unë jam femër. Cila është superfuqia jote?”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa Besi e ka pasur një përgjigje.

“Ti je superfuqia ime!”, ka komentuar ai, ndërsa Xhensila ka menduar të ndërrojë rolin me bashkëshortin, duke ia kthyer: “Domatja është superfuqia jote”. Një moment i tillë mes të dyve ka bërë që ndjekësit të ndahen në dy grupe: ata që mbështesin përgjigjen romantike të Besit dhe ata që i bashkohen humorit të Xhensilës. Për çiftin, duket se komente si këto nuk do të mungojnë kurrë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet