Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aktivistët me arkivol përpara Bashkisë, përplasje të ashpra me policinë

Aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluara mesditën e sotme përpara Bashkisë së Matit, ku në mënyrë simbolike kanë dërguar një arkivol, në shenjë proteste ndaj ngritjes së HEC-eve në zonën e Zallë Gjoçajt.

Aktivistët dhe banorët e këtyre zonave janë përplasur me policinë, e cila ishte vendosur në mbrojtje të godinës, ndërkohë që të shumta kanë qenë simbolikat e përdorura në protestë.

Simboli i arkivolit është përdorur nga ana e banorëve për të treguar pasojat e HEC-eve në zonë, që sipas tyre do të zhdukë bimësinë e blegtorinë, dhe do ti lërë ata pa asnjë mundësi për të jetuar.

“Momenti i dorzimit te arkivolit në mnyre figurative para bashkise Mat. Në mbështetje të banorve Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit‼”, shkruan një prej aktivistëve.

Banorët e Zall Gjoçajt kanë protestuar vazhdimisht kundër HEC-eve në zonë, ku hera herës kanë dalë në protestë edhe përpara Ministrisë së Mjedisit në Tiranë, ndërkohë që çështja është çuar edhe në gjykatë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet