Vuçiç bën deklaratën e fortë: Nuk ka njohje të Kosovës, pa fituar edhe Serbia diçka

Kosovë&Rajon
Vuçiç bën deklaratën e fortë: Nuk ka njohje të

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic në një konferencë për mediat në Novi Sad të Serbisë ka deklaruar se shteti serb nuk e njeh Kosovën, pa fituar diçka prej kësaj.

Vuçiç tha se beson se Uashingtoni do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Prishtinës, që kjo e fundit të heqë të gjitha taksat ndaj Beogradit. “Cfarë ultimatumi kemi ne? Për cfarë ultimatumi flisni? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai, raporton B92.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, Vucic u shpreh se secili duhet të bëjë punën e vet, duke nënvizuar se me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Ai ka konfirmuar sot se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë.

Aleksandar Vucic vlerësoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë një punë serioze në drejtim të presionit “të drejtë” siç tha ai, për të presionuar Prishtinën për të hequr taksën.

“Uashingtoni është absolutisht serioz me dëshirat e tij për heqjen e taksës nga ana e Prishtinës dhe unë u jam mirënjohës njerëzve në Shtëpinë e Bardhë, në radhë të parë, dhe në Departamentin e Shtetit”, u shpreh Vuçiç.

ME TE LEXUARAT