Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plas në Kuvend debati për Anti-KCK, deputeti-Ramës: Ne presim peshq të mëdhenj, ju merreni me cironka

Debate te forta kane shoqëruar diskutimet për paketën anti-KCK ditën e sotme në Kuvend.

Deputeti Myslim Murrizi, është shprehur se akti normativ për luftimin e krimit bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Pjesë nga deklarata e Murrizit:
“Dje një gazetë afër jush ka nxjerrë foto të presidentit, që iu e bëtë kryetar të shtetit dhe e keni shpallur sot armik të popullit si Mehmet Shehu.

Kjo bie ndesh me reformën në drejtësi dhe thatë se me reformën në drejtësi populli shqiptar bie rehat. Si mundet që prokurori i Përgjithshëm merr urdhëra nga ministri?

Ne presim peshqit e mëdhenj, e ju merrini me cironka. Ku janë peshqit e mëdhenj? Këta të dosjeve. Jo, i keni këtu peshqit e mëdhenj. Cdo gjë buron nga këtu.

Këtu jepen tendera, këtu bëhet gjithçka. Këtu ka nxjerrë ai burri që i keni nxjerrë fotot. Ne nuk jemi në xhepin e maxhorancës. Unë nuk mund të votoj që Prokurori i Përgjithshëm etj të jetë nën varësi të ministrit të Brendshëm. Ne duam reformë në drejtësi të pavarur nga politika. Ky ligj bie ndesh edhe me ligjin tuaj për amnisti fiskale. Nuk dihet se nga jeni, do rrini këtej apo andej”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet