Laboratori i falsifikimit të dokumenteve, reagon Policia: Kalonin persona në Angli dhe vendet e BE

Aktualitet
Laboratori i falsifikimit të dokumenteve, reagon Policia: Kalonin persona

Policia ka reaguar për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve dhe mjeteve të identifikimit duke zbardhur erdhe detaje. Sipas njoftimit zyrtar, personat e arrestuar kishin për qëllim të pajisnin personat me dokumente false identifikimi për t’i kaluar drejt Anglisë dhe BE-së si dhe qëndrimin si rezident në këto vende.

Për në BE dokumentat kishin qëllim qëndrimin si rezident kurse për në Angli vetëm si transit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën me dije se laboratori funksiononte në banesën e dytë të L.Sh, si dhe u sekuestruan një automjet dhe 11 aparate celular.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së. Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, me metoda speciale të hetimit. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 6 persona.

Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë. Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara. Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli. Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH. Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

https://youtu.be/G1OxRBxifpk

ME TE LEXUARAT