Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, ne pranga dy persona

Aktualitet
Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, ne pranga dy

Maliq

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, goditën një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

O. Sh., 25 vjeç, banues në Durrës.

M. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën nga shërbimet policore në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës, me mjetet tip "Ford Focus" dhe "Benz", 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT