Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Epidemia e koronavirusit, gjunjëzohet turizmi dhe linjat ajrore

Transferta dhe udhëtime pune të stopuara. Kështu, ndërmarrje të mëdha, institucione dhe shumëkombëshe po përpiqen t’i mbajnë punonjësit e tyre të shëndetshëm.

Edhe Banka Qendrore Europiane ka vendosur kufizime në udhëtimet e biznesit deri në 20 Prill, duke iu bashkuar Goldman Sachs, Unicredit, Nestle, L’Oreal, Unilever dhe Google’e Europë, për një total prej mbi njëqind mijë të punësuar.

Ndërsa shumica e kompanive të fluturimit po raportojnë një rënie të prenotimeve deri 25%, kufizimet po kthehen në goditje vdekjeprurëse për kompanitë e udhëtimeve të gjunjëzuara tashmë nga epidemia.
Si përgjigje, linjat ajrore po kthejnë paratë e fluturimeve të anuluara teksa efekti zinxhir ka pështjelluar situatën në rrjetin e hoteleve.

Me 90% të fluturimeve të anuluara, në Itali nuk hyjnë në punë as muzeumet që me sforco po mbahen të hapura.

Nuk është rastësi që dekreti i qeverisë Conte në mbështetje të ekonomisë, parasheh masa në lidhje me turizmin në të gjithë Italinë si pezullimin e pagesave të taksave të mbajtura në burim për të lejuar agjencitë turistike të rimbursojnë anulimet e hoteleve dhe fluturimeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet