Debat ne Parlament, Balla: PD eshte kthyer ne nje shtojce te Ilir Metes

Politikë
Debat ne Parlament, Balla: PD eshte kthyer ne nje shtojce te Ilir Metes

Ne Parlament po diskutohet per paketen Anti-CKC nderkohe qe edhe aktualieti politik ka zene vend ne debatet mes mazhorances dhe opozites parlamenare.

Taulant Balla, kryetar i grupit te PS, u shpreh se PD është kthyer tashmë në një shtojcë të Ilir Metës. Sipas numrit dy të socialistëve ka një përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE lidhur me negociatat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bashkë me kolegë të opozitës parlamentare jemi ndjerë disi të trishtuar nga qasja që Presidenti i Republikës një orë para takimit me ne kishte pasur me 4 krerët e diplomacisë të katër vendeve përkatëse. Katër ministra që kishin dalë nga një takim, a thua kishin takuar Presidentin e vendi kundërshtar me Shqipërinë.

Një president që nga fillimi deri në fund kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë. Unë e kuptoj strategjinë politike të gjithkujt, por besoj mbi të gjitha në qasjen dhe aktivitetin tonë politik duhet të kemi qasje për të shprehur vlerësim dhe dashur për vendin tonë.

Nuk dua të zgjatem më shumë të filloj dhe të sqaroj këtu se si me lloj-lloj letrash drejtuar Presidentëve apo kryeministrave të vendeve anëtare në BE, prej disa ditësh Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, më vjen keq këtu sesi përfundoi PD të jetë shtojcë e Ilir Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar sado pak vlerësimin që dha KE të hënën dhe ne mezi të presim e jemi besim plotë se në 26, 27 dhe 28 mars ne të marrim një lajm pozitiv”, u shpreh Balla.

ME TE LEXUARAT