Balliu premtim banorëve të ‘Astirit’: PD do t’ju dëmshpërblejë cent për cent

Nga Rrjeti
Balliu premtim banorëve të ‘Astirit’: PD do t’ju

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu iu premtoi banorëve të Unazës së Re se PD do t’i qëndrojë kontratës për t’i dëmshpërblyer “cent për cent” me vlerën e tregut.

Në një prononcim për mediat, Balliu theksoi se projekti i “Unazës së Madhe” është korruptiv dhe se shembjet e ndërtesave nga IKMT nuk janë paralajmëruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky projekt korruptiv ka shkatërruar jetën e këtyre qytetarëve me një qëllim të vetëm, ndërtimi e kullave. Unë i rikonfirmoj banorëve se asnjë presje nuk i hiqet kontratës së PD me banorët të unazës së re, ata do të paguhen cent për cent me vlerën e tregut. PD nuk i fshihet kësaj kontrate, por do ti qëndrojë në çdo gërme të saj. Prishjet e sotme janë bërë pa asnjë letër dhe nuk kanë i kanë paralajmëruar, prandaj është krijuar edhe ky trafik. Këtij pushteti kriminal që varfëron xhepat e familjeve po i vjen fundi dhe të gjithë qytetarët që janë dhunuar do të marrin atë çfarë i takon.”

Mes të tjerash, ish-deputeti shtoi se banorët nuk e kanë betejën me efektivët e policisë, por me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

ME TE LEXUARAT