Vajza bukuroshe e protestës së Metës: Ja kush ma bëri ftesën!

Showbiz

Oneda Skënderi, studentja e drejtësisë e cila mori vëmendjen e të gjithëve në protestën e djeshme të opozitës, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo sqaroi se nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe se pjesëmarrja në protestë ishte në mbështetje të kauzës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E pyetur nga Bieta sesi u gjend në protestë, duke mbajtur fjalim krah presidentit Meta, Skënderi tregoi se ftesa i ishte bërë nga organizatorët.

“ Mora një ftesë nga organizatorët e protestës për të mbajtur një fjalim. Vendosa që të isha pjesëmarrëse duke qenë se e mbështes shumë kauzën dhe e ndjej shumë atë kauzë.

Ndaj rashë dakord dhe isha pjesëmarrëse. Kur vendos të dalësh para shumë njerëzve, siç ishin atje, janë disa risqe që duhen marrë përsipër, kështu që unë i pranova ato”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT