SHBA, shkon në 25 bilanci i viktimave nga tornado në Tennessees

Bota
SHBA, shkon në 25 bilanci i viktimave nga tornado në Tennessees

Ka shkuar në 25 numri i viktimave të shkaktuara nga tornado, që dje goditi Shtetin amerikan të Tennessees.

Dhjetëra mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa pamjet e transmetuara në televizione tregojnë një skenar të madh shkatërrimi në aeroportin e Nashville, me makina të pëmbysura dhe dhjetëra avioni gjithashtu të shkatërruar. Policia e qytetit ka shpërndarë pamjet e xhiruara nga lart të shumë godinave të mbetura pa çati dhe plotësisht të pabanuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkiaku i Nashville, John Cooper, ka bërë me dije se rreth 150 persona janë shtruar në spital ndërsa pothuajse 50 godina të qytetit janë shkatërruar plotësisht.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar që do të vizitojë zonat e goditura nga stuhia të premten. Dje guvernatori i Shtetit, Bill Lee, ka deklaruar gjendjen e emergjencës.

ME TE LEXUARAT