“Qeveria të ketë frikë”, Meta: Në detyrë deri në 2022, do jem në cdo shesh në gjithë Shqipërinë

Aktualitet
“Qeveria të ketë frikë”, Meta: Në detyrë

Presidenti Ilir Meta me ane te nje mesazhi theksoi se është detyra e tij si lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, të mbrojë Kushtetutën, lirinë dhe demokracinë!

Kreu i Shtetit shkruan se deri në 24 korrik 2022, qëllimi i tij i vetëm është rivendosja e sovranitetit në çdo institucion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Plotë :

Mos u lodhni kot me konspiracione!

Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/202545720853726/

Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!

Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.

Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria.

ME TE LEXUARAT