Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Helmimi në Fier, pjesa më e madhe e nxënësve lënë spitalin

Informacion i përditësuar

Ngjarja në Fier, përmirësohet gjendja shëndetësore e nxënësve të intoksikuar, pjesa më e madhe lënë spitalin

Sipas të dhënave të minutave të fundit nga spitali rajonal i Fierit, bëhet me dije se, aktualisht në këtë spital po marrin trajtim 14 nxënës, të cilët janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por po mbahen në observim nga mjekët.
Paraditen e sotme pas ngjarjes në shkollen e mesme “Janaq Kilica” u paraqiten menjëherë në spital rreth 30 nxenës dhe më pas numri erdhi në rritje duke shkruar në 50 dhe deri para pak minutash, në 60 nxënës me shenja të intoksikacionit, por një pjesë edhe me neuroza paniku, që sipas mjekëve, janë të kuptueshme në këtë situatë.
Në një prononcim për media, drejtoresha e spitalit rajonal Fier deklaroi se aktualisht, pjesa më e madhe e nxënesve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në observim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet