Helmimi i nxënësve, ministrja Shahini shkon në Fier: E patolerueshme, do gjejmë personin që hodhi sprajin

Aktualitet
Helmimi i nxënësve, ministrja Shahini shkon në Fier: E

Pasi në grup prej 50 nxënësish përfunduan në spitalin e Fierit me shenja helmimi, ministrja e Arsimit Besa Shahni ka vizituar nga afër gjimnazistët e shkollës ‘Janaq Kilica’.

Gjatë fjalës së saj para mediave, Shahini pohoi se në shkollë është gjetur një sprai, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personit që e hodhi atë, duke rrezikuar jetën e nxënësve. Ministrja teksa e ka cilësuar të patolerueshme ngjarjen në fjalë, që shkaktoi panik të madh te nxënësit, mësuesit, por dhe familjarët e tyre, tha se do të merren masa ndaj autorit. Po ashtu ajo theksoi se do të pritet përfundimi i analizës për të vërtetuar se çfarë sprai ishte përdorur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ngjarja me intoksikimin e nxenesve ne gjimnazin e Fierit eshte patolerushme dhe do te mbahen edhe pergjegjesite konkrete. Tani dhe me pas do te dyfishohen masat e sigurise ne shkolla me qellim mos te keni me raste te ngjashme”, tha Shahini.

ME TE LEXUARAT