“Helmi në gjimnaz”, habit nxënësi: Na thanë që ishte një ekperiment, se si do reagonim në raste emergjente

Aktualitet
“Helmi në gjimnaz”, habit nxënësi: Na thanë

Ende të paqarta janë shkaqet e helmimit të gjimnazistëve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ndërkaq vijnë edhe deklaratat e para nga vetë nxënësit.

Njëri prej tyre, shprehet se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme”.

Më tej ai tha se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit.

ME TE LEXUARAT