Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia ne kaos nga dyndja e emigranteve te lindjes, BE premton mbeshtetje

Shefja e BE është zotuar sot se unioni do të mbrojë linjën e tij kufitare në mbështetje të Greqisë, e cila po ndalon hyrjen në vend të rreth 24,000 njerëzve që janë grumbulluar në pikën e saj kufitare tokësore me Turqinë.

Ursula von der Leyen tha se BE do të japë të gjithë mbështetjen për mbrojtjen e kufirit grek, që është dhe kufiri i jashtëm i BE.

“Ata që kërkojnë të vënë në provë unitetin e Evropës do të zhgënjehen. Ne do të mbajmë linjën tonë dhe do të fitojmë”, tha shefja e Komisionit Evropian.

Ndërsa kancelari austriak Sebastian Kurz akuzoi Turqinë se po shantazhon dhe po sulmon BE duke përdorur emigrantët si vegla.

Rojet kufitare greke thanë se të paktën 24,000 ishin ndaluar të kalonin kufirin deri të hënën, teksa gaz lotsjellës dhe shkopinj gome janë përdorur për të sprapsur turmat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet