Gjermani, policia dërgon forca shtesë në mbështetje të Frontex-it në Greqi

Showbiz
Gjermani, policia dërgon forca shtesë në mbështetje të

Gjermania do të mbështesë Greqinë në mbrojtjen e kufirit me Turqinë kështu duke dërguar 20 oficerë policie të tjerë dhe një helikopter, një përgjigje kjo ndaj fluksit në rritje të migrantëve, të cilët kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Europian.

“Policët, nga Policia Federale Gjermane, do të mbështesin forcat kufitare të BE-së, Frontex”, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga e marta, dy oficerë gjermanë kontrollojnë zonat në ishujt grekë për të parë nëse mund t’u ofrohet ndihmë teknike autoriteteve greke në ngritjen e strehimeve dimërore dhe vendosjen e furnizimeve me ujë.

Oficerët shtesë do t’u bashkohen 60 kolegëve të tyre të bashkuar tashmë me Frontex-in, në Greqi.

ME TE LEXUARAT