Avokatja e Edi Rames emerohet avokate e shtetit pas largimit te Artur Metanit

Aktualitet
Avokatja e Edi Rames emerohet avokate e shtetit pas largimit te Artur Metanit

Enkeleda Mucaj, avokate e kryeministrit Edi Rama eshte emeruar me VKM ne detyren e Avokates se shtetit.

Qeveria publikoi pak minuta me pare vendimin qe emeron avokaten Enkelejda Mucaj ne detyren e avokates se shtetit, funksion qe kishte mbetur vakant pas emerimit te Artur Metanit ne Inspektoriatin e Larte te drejtesise ne janar te ketij viti. Lajmifundit.al citon se avokatja e re e shtetit ka perfaqesuar kryeministrin Edi Rama ne padite per shpifje qe ai ka ngritur ndaj perfaqesuesve te opozites ne gjykatat shqiptare vitet e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I QEVERISE:

V E N D I M PËR

EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ME TE LEXUARAT