Studiuesi i Sigurisë ndërkombëtare, Dritan Demiraj: Shqiptarët në Al Kaeda kanë kryer sulme makarbe

Aktualitet
Studiuesi i Sigurisë ndërkombëtare, Dritan Demiraj:

Studiuesi i Çështjeve të Sigurisë ndërkombëtare, njëherësh ish ministri teknik, Dritan Demiraj ishte studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin. Demiraj ka sjellë së fundmi dy librat e tij “Al Kaeda, 3 dekada terror” dhe “Xhinadi në Ballkanin Perëndimor’.

Koloneli u ndal fillimisht te organizata terroriste “Al Kaeda” dhe më pas tek ktijimi i ISIS. I pyetur nga moderatori nësë ka shqiptarë në Al Kaedë, Demiraj tha se janë pak, por që kanë bërë sulme të tmerrshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, më tej Demiraj theksoi se janë rreth 500 shqiptarë në kampet e Sirisë, për të cilët qeveria shqiptare nuk po bën sa duhet që të kthehen. Ish-ministri theksoi se është i gatshëm të vetëofrohet që të bëjë të mundur kthimin e grave dhe fëmijëve në këto kampe.

Pjesë nga intervista:

Mua më ishte krijuar idea që Al Kaeda nuk ekziston më se është zëvendësuar më ISI. Ekziston më Al Kaeda?

Ekziston në 10 komanda strategjike, por e fuqishmë është në dy vende. Në Siri me prezencë rreth 40 000 luftëtarë të huaj dhe në Jemen me 25 000.

Bëhet fjalë për një numër shumë të madh?

Në rast se do të analizonin Al Kaedën në momentet e kulmit të saj në Afganistan deri në 20001 nuk ka pasur më shumë se 9 000 luftëtarë.

Cili është ndryshimi mes Al Kaedës dhe ISIS?

Al Kaeda është mamaja e ISIS. Një grup i vogël i Al Kaedës u zhvendos nga Al Kaeda dhe krijoi ISIS.

Al Kaeda është një strukturë më solide?

Al Kaeda ka qenë dhe vazhdon të jetë një strukturë solide, sigurisht pas një goditje të rëndë të 2001. Por sot vazhdon të jetë prezentë dhe e fuqishme.

Shqiptarët e Al Kaedës dhe shqiptarët e ISIS janë shqiptarë të cilët janë të dhënë pas ideologjisë apo janë mercenarë?

Jo janë të dhënë pas ideologjisë. Shqiptarë në Al Kaedë ka shumë pak, së fundmi uën ka bërë një libdër në Amërikë dhe Europë, dhe fakteqësisht kemi disa shqiptarë që kanë kryer sulme të tmerrshme terroriste jo vetëm në Amerikë dhe Europë.

Janë shqiptarë të lindur në Shqipëri?

Jo në Maqedoni dhe në Kosovë. Edhe në Amerikë.

Keta njerëz që konvertohen në terroristë, indoktrinohen nga persona të caktuar apo nga struktura?

Roli i ima mit është shumë i rëndësishëm. Pas vitit 2014 kur ShBA i tërhoqën vëmendjen Shqipërisë, Maqdedonisë, një numër i madh imamësh u arrestuatn. Ligjet u vështirësuan, u rritën dënimet për ekstremizmin, kjo solli përveçse ndalimit të luftëtarëve të huaj edhe frenimin e këtij procesi. Komuniteti mysliman shqiptar ka qenë në ball të kësaj pune.

Ka shanse që të kthehen?

Më lejoni t’ju konfirmoj një numër, aktualisht në Siri në tre kampe ndodhen afërsisht 500 shtetas shqiptar, jo vetëm të Shqipërisë. Një pjesë e madhe e tyre janë pa mamanë. Qeveria shqiptare duhet ta marrë seriozisht këtë punë. Unë jam vetëofruar që të jem negociator me pjesën kurde.

Ju keni lidhjet e duhura?

Vetëm Shqipërai nuk ka sjellë. Këta kanë përgjegjësi për shtetasit e tyre. Ky është detyrim i qeverisë. Në rast se do të luftosh terrorizmin, do e bësh edhe duke i tërhequr njerëzit e tu. Këtë e ka thënë edhe Presidenti Trump. Nuk kanë pse penalizohen n jerëzit tanë atje. Janë në kushtet e Gjermanisë naziste, hanë njëherë në 3-4 ditë një supë. Qeveria jonë duhet të bëjë dicka. Është e qartë se nuk është një proces i lehtë. Unë gjykoj se ka ardhur momenti që ministria e Brendshme të angazhohet. Ata mund të caktojë një ambasador që mund të bashkëpunojnë.

Ti e njeh këtë histori dhe thua jam i gatshëm?

Po të jap një ndihmë modeste.

ME TE LEXUARAT