Nje arkivol gjendet para zyrave te Qeverise ne Prishtine!

Kosovë&Rajon
Nje arkivol gjendet para zyrave te Qeverise ne Prishtine!

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimit, pasi ky i fundit ka pyetur se a përbën kërcënim vendosja e arkivolit para ndërtesës së Qeverisë.

Në seancën e thirrur në Kuvend, Haradinaj ka thënë se vendosja e arkivolit nuk është kërcënim, por një veprim simbolik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk mendoj se deputet e opozitës patën gjuhë fyese. Përderisa flet një deputet në foltore është mirë të dëgjohet”.

“Kur provokohet një deputet – natyrisht se merr ndonjë reagim. Më vjen shumë keq kur një deputet i nivelit të lartë vjen në nivel me Listën Serbe”.

“Sa i përket arkivolit nuk është kërcënim, është vetëm një veprim simbolik”.

Ndryshe shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk po e kupton mesazhin që janë munduar ta përçojnë aktivistët kur e kanë vendosur arkivolin para ndërtesës së Qeverisë.

Andaj në seancën e thirrur në Kuvend, ai ka pyetur se a paraqet kërcënim një veprim i tillë, njofton Klan Kosova.

“Duhet që opozita ta kuptojë se edhe durimi jonë ka kufij kur këta veprojnë me këtë arrogancë”.

“Nuk po e kuptoj mesazhin e opozitës me arkivole para institucioneve të Kosovës. A është ky kërcënim dhe a mendoni se ne do të ndalemi për shkak të kërcënimeve?.

“Unë tash po lexoj në media se Policia ka mohuar se ka arrestuar aktivistë. Nuk duhet të shkoni deri atje që këtë debat të shfrytëzoni për të kërcënuar”.

ME TE LEXUARAT