Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koronavirusi pastron ajrin, efekti qe nuk pritej….ne fotot e NASA!

Imazhet satelitore kanë treguar një rënie të ndjeshme të nivelit të ndotjes mbi kinë, cka vjen sipas agjencisë hapësinore amerikane NASA, për shkak të koronavirusit që ka paralizuar thuajse çdo aspekt të jetës atje.

Një hartë e NASA-s tregon se si ka ndryshuar niveli i dioksidit të nitrogjenit mbi kinë. E gjithë kjo vjen ndërsa aktiviteti i fabrikave në vend është reduktuar ndjeshëm ndërsa prodhuesit kanë ndaluar punën në përpjekje për të ndalur edhe koronavirusin.

Shkencëtarët e NASA-s thanë se reduktimi i niveleve të dioksidit të nitrogjenit, një gaz i dëmshëm i cliruar kryesisht nga mjetet motorike dhe fabrikat industriale, u pa fillimisht mbi Wuhan, qytetin në qendër të shpërthimit, dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Nasa ka krahasuar dy muajt e parë të 2019 me të njëjtën periudhë të këtij viti dhe ka vënë re se rënia e ndotjes së ajrit është e dukshme.

Sipas ekspertëve kjo ka ardhur për shkak edhe të kufizimeve të vendosura mbi aktivitetet e biznesit dhe transportit ndërsa miliona njerëz kanë hyrë në karantina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet