Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykata liron Henri Cilin dhe administratorin e UET pas seances maratone prej 9 oresh

Ne nje vendim te shpallur rreth ores 21.00 te mbremjes se diele, gjykata e Permetit ka urdheruar lirimin e botuesit dhe gazetarit Henri Cili.

Gjykata urdheroi qe ai te ndiqet penalisht per akuzat ne masen e detyrimit per tu paraqitur njehere ne jave ne policine gjyqesore.

Masa e arrestit ne shtepi eshte, sipas lajmifundit.al vendosur edhe per administratorin e UET, Ilir Korbi, i arrestuar bashke me Henri Cilin tri dite me pare per disa akuza.

Seanca filloi ne ora 12.00 te se dieles dhe ka vazhduar deri ne ora 21.00, citon lajmifundit.al, nderkohe qe gjyqtari ka lexuar masat e sigurise per te gjithe personat e pandehur nga ana e prokurorise.

Deklarata e Henri Cilit ne gjykate:
Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili ka mohuar akuzat para gjykatës së Përmetit ku kane nisur seancat per masat e sigurise mesditën e se dieles.

Botuesi është shprehur se nëse kunati i tij ka shkelur ligjin të përgjigjet duke mohuar që vetë të ketë përgjegjësi dhe se ate e kane arrestuar pa prova.

“Nëse kunati im ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet ai”. Botuesi Henri Çili është mbrojtur nga avokati Andi Duraj, i cili pretendon se arrestimi është i paligjshëm. Mbrojtja e Çilit në gjykatë ka zgjatur vetëm 35 minuta. Gjatë seancës vetë Çili ka pranuar përgjimet me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore. Sipas Çilit, ngjarja e fundit do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij.

Nga ana tjetër avokatë të pranishëm në seancë pohuan se çështjet mbi të cilat janë ngritur akuzat për të arrestuarit nuk kanë lidhje me njëra – tjetrën dhe nuk duhej të ishin brenda të njëjtit procedim. Duhej të ndaheshin në të paktën tre grupe u pohua nga avokatët.

7 orë ka zgjatur mbrojtja e të arrestuarve, mes të cilëve është edhe botuesit dhe pronarit të UET-së Henri Çili para gjykatës së Përmetit. Seanca nisi në orën 12:00, ndërsa në 19:00 gjyqtari u tërhoq për të dhënë vendimin në orën 20:30. Masa e sigurisë do të vlerësohet nga gjyqtari Dritan Hasani për 30 të arrestuar nga 31, pasi në nisje tha se ka qenë shokë klase në fakultet me Betim Shkupin, administrator i “European Education Initiative Holding”, që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Në 30 minutat pushim që u morën pas kësaj deklarate, u vlerësua që të përzgjidhet një gjyqtar tjetër vetëm për të dhënë masën ndaj Betim Shkupit, për të shmangur konfliktin e interesit.

Botuesi Henri Çili mohoi gjashtë akuzat për të cilat u arrestua. Henri Çili i arrestuar dy ditë më parë në një operacion të gjerë policor koduar “Mezhgorani” u shpreh se është arrestuar pa asnjë provë, ndërsa lidhur me kunatin, tha se ‘nëse ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet’. Ndërkohë, ditën e djeshme, me kërkesë të prokurorit Asllan Bajrami, u përjashtua gjyqtarja që ishte caktuar për çështjen, Yrvete Shkreli. Shkak është bërë refuzimi që gjyqtarja i kishte bërë kërkesës së prokurorit për lëshimin e urdhër arresteve ndaj të dyshuarve në këtë dosje. Gjyqtarja Yrvete Shkreli kishte autorizuar kontrollet në banesa dhe në ambientet që i shërbejnë hetim.

Çili akuzohet se ka ndërhyrë për të ndikuar në sistemin gjyqësor për dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj.

Pas përgjimeve të Prokurorisë, në pranga ka rënë dhe juristi Ilir Kobi, administrator I Uet Betim Shkupi dhe biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra.

Adil Aliko, babai i Arbjon Alikos i dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, dyshohet se i ka kaluar në pronësi me kontratë dhurimi Çilit dy apartamente në Velipojë.Ndërkohë që kishin rene dakord për 750 mijë euro dhe pjesa tjetër do të kalonte CASH.

Rasti tjetër kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të lobojë tek autoritetet e drejtësisë është edhe për Feti Yzeiraj, i dënuar përjetë. Të dy këta personakanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku përmes Çilit kërkonin të gjykoheshin në 50 dosjen e para.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet