Gjermania në alarm, shkon në 117 numri i të prekurve nga koronavirusi

Bota
Gjermania në alarm, shkon në 117 numri i të prekurve nga

Ka shkuar në 117 numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani. Instituti “Robert Koch” për kontrollimin e sëmundjeve njoftoi të dielën se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Gjermani ka shkuar nga 66 në 117.

Një komision qeveritar gjerman i ka zgjeruar udhëzimet për kalimin e kufirit dhe i ka anuluar disa ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, i ka këshilluar njerëzit me simptoma të ftohjes që të qëndrojnë larg tubimeve publike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë regjistruar në rajonin Rhine-Westphalia, i cili e ka popullsinë më të madhe në Gjermani. Shumë shkolla dhe çerdhe do të jenë të mbyllura të hënën në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e virusit pasi disa anëtarë të stafit u konfirmuan si të infektuar.

Ministri i brendshëm, Horst Seehofer, tha për gazetën e njohur gjermane, Bild am Sonntag, se pret që një vaksinë kundër koronavirusit të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

I pyetur nëse Gjermania është e gatshme që të izolojë qytete dhe rajone të caktuara për ta vënë epideminë nën kontroll, ai tha: “Kjo do të ishte mundësia e fundit.” Ai nuk saktësoi se çfarë duhet të ndodhë në Gjermani që shteti ta marrë këtë masë të rreptë.

Ministri i financave, Olaf Scholz, tha të dielën se Gjermania do të duhej të ofrojë pako nxitëse ekonomike, nëse përhapja e koronavirusit shkakton krizë botërore në sektorin e ekonomisë.

ME TE LEXUARAT