Turqia hap kufirin, kaos në hyrje te Greqise, mësyjnë mijëra emigrantë

Aktualitet
Turqia hap kufirin, kaos në hyrje te Greqise, mësyjnë mijëra

36 orë pasi qeveria turke hapi dyert ndaj emigrantëve sirianë që ndodheshin në territorin e saj, kufiri mes Greqisë dhe Turqisë është mbushur me mijëra persona qe synojnë të futen në Bashkimin Europian.

Mediat greke raportojnë se vetëm në një nga pikat kufitare janë mbledhur 3 000 emigrantë që synojnë të futen në Greqi, ndërsa i gjithë kufiri është i mbushur me të tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Greqia është në një gjendje alarmi në zonën kufitare me Turqinë duke dërguar ushtrinë dhe forca të reja policore për t’iu përgjigjur krizës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur përplasje fizike mes emigrantëve dhe policisë greke, të cilët nuk kanë lejuar futjen e tyre në territorin e Greqisë.

https://www.facebook.com/RTnews/videos/2304369609857612/

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis tha dje se Greqia nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për asgjë që ka ndodhur në Siri duke nënkuptuar se nuk do ta hapë kufirin për emigrantët sirianë që futen nga Turqia.

Vendimi i Turqisë për t’i përdorur emigrantët si presion ndaj Perëndimit erdhi pas vrasjes së 33 ushtarëve nga aviacioni rus në Idlib të Sirisë.

Ushtria turke ndodhet pa mbështetje ajrore në territorin sirian pasi hapësira ajrore kontrollohet nga Rusia.

Turqia kërkon mbështetjen e Perëndimit për të vendosur nën kontroll veriun e Sirisë me qëllim ndalimin e futjes së emigrantëve, por edhe mos rëniën e Idlibit në duart e qeverisë së Asadit, si zona e fundit nën kontrollin e opozitës siriane, citon abcnews.

ME TE LEXUARAT