Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkencëtarët: Antibiotikët parandalojnë koronavirusin, OBSH e hedh poshtë

Kerkuesit shkencore pretendojnë se antibiotikët që gjendet gjerësisht në treg mund të jenë çelësi kryesor i trajtimit të koronaviruist. Deri më tani më shumë se 82.000 mijë persona janë infektuar në të gjithë botën dhe 2.800 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse.

Një ekip studiuesish, në Universitetin Norvegjez të Shkencave dhe Teknologjisë, kanë zbuluar se një katër antibiotikë që trajtojnë infeksionet e lëkurës janë në gjendje të parandalojnë koronavirusin e ri, të njohur zyrtarisht si COVID 19.

Studiuesit i provuan dyshimet e tyre në laborator dhe rezultuan të sakta, sipas tyre antibiotikët janë në gjendje të trajtojnë virusin famëkeq. Por nga krahu tjetër Qendrat për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), kanë lajmëruar se antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve.

“A janë antibiotikët të efektshëm në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit të ri? Jo, antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, vetëm baktereve”, sqarohet në faqen zyrtare të OBSH-së.

Viruset kanë struktura të ndryshme nga bakteret, domethënë pneumonia bakteriale nuk përsëritet në organizmin e njërit në të njëjtën mënyrë si gripi, sqarojnë ekspertët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet